“Do ia ndjeni krismën nesër”, Rama po ndërmjetëson lirimin e tre policëve të rrëmbyer nga Serbia?

15 June 2023, 23:03Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Do ia ndjeni krismën nesër”, Rama po
Edi Rama

Rrëmbimi i 3 policëve të Kosovës nga forcat speciale serbe është kthyer në çështjen më të nxehtë të ditës në Kosovë dhe në Shqipëri.

Kosova po kërkon lirimin e tyre, ashtu si dhe DASH ka bërë thirrje që të lihen të lirë pa kushte.

Por në qarqet mediatike po qarkullojnë informacione se lirimin e 3 policëve të Kosovës po e negocion edhe kryeministri Edi Rama.

Ishte një ndërhyrje e gazetares Esmeralda Mulaj në emisionin “Opinion” që citon Fatmir Shehollin se “punës së Ramës sonte do ia ndjeni krismën nesër”.

Blendi Fevziu tha se ka informacione që Rama të ketë ndërmjetësuar lirimin e policëve serbë, por theksoi se kjo teori nuk është e konfirmuar.

Blendi Fevziu: Kush e ka reagimin?

Esmeralda Mulaj: Është Fatmir Sheholli, thotë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama sonte e ka kryer një punë të madhe, nesër ia ndjeni krismën. Tani Fevziu pyete Edi Ramën çfarë pune ka kryer sonte?

Blendi Fevziu: Më çuan dhe mua një po nuk besoj të jetë e vërtetë. Me sa di unë sot në Shqipëri është Victor Orban, Kryeministri i Hungarisë. Dhe Rama duhet të jetë me Orbanin. Ka qarkulluar ideja që Rama po ndërmjetëson lirimin e.., po deri tani unë nuk kam konfirmim zyrtar. Mund të jenë dhe llafe.


Video