Djali i tij humbi jetën nga zjarri në Komisariat/ Babai i të riut: Sot do t’i çoja rrobat

27 March 2022, 16:17Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Djali i tij humbi jetën nga zjarri në Komisariat/ Babai i të

Babai i Arben Micit, 26-vjeçari që humbi jetën dje në Komisariatin nr.5 në Kamëz si pasojë e flakëve, dha një prononcim për mediat, ku tregoi se sot kishte planifikuar që të shkonte të takonte të birin për t’i dërguar disa rroba.

Në momentin kur ishte nisur drejt komisariatit, ai u shpreh se u njoftua për lajmin tronditës.

“Sot do i çoja rrobat, vetëm kur erdhën policët dhe më dhanë lajmin…”

I riu u arrestua pak ditë më parë, pasi akuzohej se ushtroi dhunë ndaj të ëmës.

Mbrëmjen e kaluar 26 vjeçari është lejuar të ndezë një cigare dhe e kanë nxjerrë në korridor.

Në një moment është kthyer në qelinë e izolimit dhe i ka vënë flakën dyshekut. Nga asfiksia ka gjetur vdekjen 26-vjeçari, ndërsa është lënduar Dilaver Idrizi.

Në momentin kur ka parë tymin që ka dalë nga ambientet e paraburgimit, konkretisht në dhomën ku qëndronte 26 vjeçari, polici Hajredin Boja ka vrapuar dhe ka hapur derën, ndërsa ka tentuar të nxjerrë të riun.

Por 26 vjeçari i ka shpëtuar nga duart efektivit dhe është futur në tualetin e dhomës ku ai qëndronte.

Më pas kanë shkuar efektivët e tjerë të cilët kanë tentuar t’u japin ndihmë por s’kanë mundur për shkak të tymit.

Zjarrfikëset e kanë gjetur 26 vjeçarin të mbyllur në tualetin e dhomës së burgut, në gjendje të rëndë pasi ishte asfiksuar dhe me plagë në trup.

Fatkeqësisht ai ndërroi jetë në spital.

 


Video