Digjen tre makina në Vlorë, zjarri dyshohet i qëllimshëm

18 July 2023, 07:53Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Digjen tre makina në Vlorë, zjarri dyshohet i qëllimshëm
Makinat e djegura

3 makina janë përfshirë nga flakët në Vlorë, ndërsa zjarri rrezikonte që të përhapej edhe tek shumë të tjera të parkuara njëra pas tjetrës.

Zjarrfikëset bënë izolimin e zjarrit për të mos u përhapur ne mjete të tjera dhe më vonë fikja plotësisht e zjarrit.

Nga zjarri u dogjën dy vetura dhe pjesërisht një e tretë. Shkaku i zjarrit mendohet i qëllimshëm.


Video