Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Gjykata e Shkodrës ka dënuar me burg tre personat e akuzuar për dhunimin me sende të forta të Vladimir Bruçi, ngjarje e ndodhur në 2024.
Izmir Sakica dënohet me 4 vite burg, që me gjykim të shkurtuar i shkon 2 vite e 8 muaj burg, Samuel Troshani dënohet me 16 muaj burg, dhe Arlind Kajoshi dënohet me 16 muaj burg.
Ata do të vuajnë dënimin në burg të sigurisë së zakonshme.
Izmir Sakica dhe Samuel Troshani u vetëdorëzuan në Polici në Janar të 2025.
Asokohe dyshja deklaruan se kishin zgjedhur që të vetëdorëzoheshin për shkak se ishin pajtuar me Bruçin.