11 mijë paund për kokë! Trafikonin shqiptarët drejt Anglisë, dënohen dy trafikantë shqiptarë në Londër (EMRAT)

28 March 2026, 16:26Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
11 mijë paund për kokë! Trafikonin shqiptarët drejt
Toni Liko, Klement Gjika dhe Stelian Bodnariu

Autoritetet britanike kanë goditur së fundmi një bandë kriminale shqiptare me bazë në Londër e cila ndihmonte emigrantë shqiptarë që të hynin ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar, kundrejt një pagese të caktuar.

Dy shqiptarët që janë vënë në pranga nga rasti në fjalë janë: Toni Liko, 42 vjeç, Klement Gjika, 44 vjeç dhe rumuni Stelian Bodnariu, 37 vjeç.

Treshja në fjalë mësohet se u kërkonin individëve deri në 11 mijë paund për person, për të kaluar kufirin në Mbretërinë e Bashkuar.

Pasi u përballën me togat e zeza, drejtësia angleze ka dhënë dënimin për shqiptarët. Toni Liko dhe Klement Gjika u dënuan secili me nga 5 vite e 8 muaj burg, ndërsa Stelian Bodnariu me 3 vite e 4 muaj.

Në hetime të shtrira gjatë një periudhë kohore prej 18 muajsh, hetuesit e Metropolitan Police zbuluan se grupi kriminal kishte arritur të kalojë në Londër të paktën 20 shtetas shqiptarë. Por dyshimet janë se numri i shtetasve që kanë kaluar kufirin ilegalisht është shumë më i lartë.

Goditja e grupit u realizua pasi policia ndoqi lëvizjet e automjeteve, analizoi kamerat e sigurisë në stacionet e shërbimit dhe përdori metoda survejimi për të identifikuar drejtuesit e grupit.

Dy shqiptarët dhe rumuni u arrestuan më 18 qershor të vitit të kaluar. Ndërsa hetimet zbuluan mesazhe që tregonin koordinimin mes trafikantëve dhe shoferëve të kamionëve për organizimin e transportit.


Video