Aksident i frikshëm në Gramsh! Makina devijon nga rruga e përfundon e përmbysur në liqenin e Banjës, shoferi...

28 March 2026, 16:09Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident i frikshëm në Gramsh! Makina devijon nga rruga e
Pamje nga vendngjarja

Një aksident i pazakontë ka ndodhur pasditen e sotme në Gramsh, në zonën e njohur si liqeni i Banjës.

Paraprakisht mësohet se një makinë ka devijuar nga rruga dhe ka përfunduar në liqenin e Banjës.

Ndërsa shoferi fatmirësisht ka shpëtuar pa lëndime të mëdha.

Ai është nisur me ambulancë drejt spitalit.

Ndërkohë thuhet se autoritetet ndodhen në vendngjarje dhe po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave.


Video