Dhuna ndaj avokatit Mëngjesi, Boçi: Dhunuesit dhe urdhëruesit meritojnë një reagim e përgjigje ekzemplare

29 May 2024, 12:56Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dhuna ndaj avokatit Mëngjesi, Boçi: Dhunuesit dhe urdhëruesit
Luçiano Boçi

Ish -deputeti i PD, Luçiano Boçi, pas sulmit që iu bë sot avokatit të njohur Sokol Mëngjesi, deklaroi se "dhunuesit dhe urdhëruesit, në çfarëdo kolltuku të jenë ulur meritojnë një reagim e përgjigje ekzemplare."

"Goditja me leva i avokatit Mëngjesi, dëshmon qartazi nervozizmin e regjimit të Ramës e veglave të tij, përballë rritjes së zemërimit qytetar e rritjes së forcës së opozitës, si dhe konfirmon bashkëpunimin e tij me çdo bandit të vogël apo të madh për të goditur çdo opozitë përfshi dhe atë juridike. 

Avokati Mëngjesi është mbrojtës jo thjesht i Berishës, por dhe i të vërtetave të opozitës përballë një sistemi drejtësie që po dëshmohet çdo ditë si aparat politik i regjimit. 

Ky akt është kumbim alarmi i gjendjes së drejtësisë dhe politikës në Shqipëri. Dhunuesit dhe urdhëruesit, në çfarëdo kolltuku të jenë ulur meritojnë një reagim e përgjigje ekzemplare.

Kushdo që ka dashur të dërgojë ndonjë mesazh do të marrë përgjigje të shpejtë politike dhe jo vetëm", shkruan Luçiano Boçi.

 


Video