Detajet: Sadik Llanaj qëlloi 10 herë, tentoi të vrasë edhe një person tjetër përveç Ardian Baloshit

8 Qershor 2026, 15:48Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Vox News ka zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë e Paskuqanit.

Mësohet se në vendin e ngjarjes janë gjetur 10 gëzhoja, nga të shtënat e Sadik Llanajt.

Ky i fundit e ka qëlluar në kokë Ardian Baloshin, duke shkaktuar vdekjen e27-vjeçarit.

Dyshohet se autori ka tentuar të vrasë edhe një person tjetër, por ai i ka shpëtuar të shtënave.

Autori është konsideruar i rrezikshëm nga policia edhe për faktin se ka armën me vete


Video