Dështon seanca e parë për inceneratorin e Elbasanit, mungojnë 2 avokatë

30 March 2023, 10:37Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Dështon seanca e parë për inceneratorin e Elbasanit,

Seanca e parë në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për inceneratorin e Elbasanit ka dështuar në themel.

Shkak u bë mungesa e dy avokatëve, përkatësisht i Etleva Kondit, e cila ishte e pranishme, por kërkoi të ishte i pranishëm edhe avokati që ndodhej jashtë Shqipërisë dhe avokati i kompanisë "Albtek Energi shpk".

Prokuroria përfaqësohej nga Klodian Braho që ka qenë edhe pjesë e seancës paraprake. Në themel me autoririzim kryeprokurorit të SPAK Altin Dumanit, i është bashkuar përfaqësimit të akuzës edhe Arben Kraja.

Prokurorët kërkuan pezullimin e afateve të paraburgimit të të pandehurve pasi ata u bënë shkak për shtyrjen e seancës.

Ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako dhe ish-ministri Lefter Koka nuk ishin të pranishëm.

Seanca e radhës u csktua me 7 prill, në orën 14:30, ndërkohë që pas kësaj date, procesi do të zhvillohet çdo të enjte 09:30


Video