Denoncimi i banorëve: Fqinji lëviz me shpejtësi e na kërcënon, motra studente e Akademisë së Policisë. Policia s'merr asnjë masë

6 Maj 2026, 16:10Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Banorët e Arapajt kanë denoncuar fqinjin e tyre i cili sipas tyre lëviz me shpejtësi të madhe në rrugët e ngushta të fshatit duke rrezikuar jetët e tyre dhe të fëmijëve.

Sipas banorëve, 22-vjeçari Albi Bizgjoni, lëviz me shpejtësi të madhe madje I ka kërcënuar bashkë me familjarët e tij, e motra e cila studente e Akademisë së Policisë dhe prindërit. Ata kanë deklaruar se policia nuk ka marrë asnjë masë ndaj ankesave të tyre.

“Kemi frikë se do na shtypë fëmijët. Më thonë fëmijët se kanë frikë të shkojnë në shkollë”, tha një banore.

“Mi kanë filmuar fëmijët. Ndihemi shumë të pasigurt për fëmijët. Ecën me 100 km/h këtu në këtë rrugë. Policia nuk po bën asgjë, nuk dimë ku të shkojmë”, thotë një tjetër.

Ata shtojnë se dhe motra e tij, studente e Akademise se Policisë është përfshirë në një konflikt më 26 prill, ku është proceduar në gjendje të lirë pasi ka plagosur fqinjën me thikë.

Sipas banorëve nuk kanë munguar dhe konfliktet fizike me familjen Bizgjoni, ndër vite, siç shihet në pamjet e kamerave të sigurisë që ata vendosën në dispozicion të policisë dhe medias.

Banorët thonë se ndihen të pasigurt dhe kërkojnë vetëm qetësi në lagje.

“Policia na thotë se e rregullojmë ne kemi 2-3 vite me këtë punë, por ai sërish del me shpejtësi. E kemi çuar njëzet herë në polici”, shprehet banori.

Denoncimi i banorëve të Arapajt vjen pak ditë pas aksidentit tragjik ku 57-vjeçari Nikoll Radaçi, teksa lëvizte me shpejtësi, shtypi me makinë tre fëmijë në zonën e ish-Kënetës, me dy që humbën jetë në vend dhe tjetrin që u plagos.


Video