GJKKO pranon gjykim të shkurtuar për Avdylajn, Bamin dhe 4 të tjerë, refuzohet Marklen Haka!

6 Maj 2026, 13:55Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aldo Avdylin, Edson Jozwik, Henerigert Mitrin, Altin Morinën, Jozi Krajën dhe Durim Bamin

Gjykata e Posaçme ka pranuar gjykimin e shkurtuar për gjashtë të arrestuar të dosjes “Revanshi”.

Konkretisht bëhet fjalë për Aldo Avdylin, Edson Jozwik, Henerigert Mitrin, Altin Morinën, Jozi Krajën dhe Durim Bamin. 

Gjykata e Posaçme vendosi ndarjen e dosjes në ngarkim të Marklen Hakës nga të pandehurit e tjerë. Haka nuk do të gjykohet me procedurë të shkurtuar, por me atë të zakonshme.

Refuzimi u bë për shkak të veprës së rëndë ndaj Marklen Hakës, vrasje e mbetur në tentativë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal në dëm të Durim Bamit.

Seanca e radhës do tëmbahet më 20 maj. Në fund të muajit prill SPAK dha pretencën për njërin prej fraksioneve të dosjes "Revanshi", ku bëjnë pjesë emra të njohur të botës së krimit, si Emiljano Shullazi apo Astrit Avdyli, etj. SPAK në total ka kërkuar mbi një shekull burg ndaj tyre, 127 vite.

“Revanshi” është dosja e një hetimi të gjerë ndaj disa grupeve kriminale që vepronin në qytete të ndryshme të vendit, të cilët akuzohen për përfshirje në tentativa vrasjesh, atentate të porositura, trafik droge dhe armësh, si dhe krijim të strukturave të organizuara kriminale. "Revanshi" konsiderohet një nga hetimet më të rëndësishme të SPAK, që përfshin disa episode dhe persona të dyshuar për përfshirje në aktivitete të rënda kriminale.


Video