Denoncim për aksin Qafa e Muzinës–Delvinë: I lënë në harresë prej më shumë se 30 vitesh!

25 February 2026, 14:49Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Denoncim për aksin Qafa e Muzinës–Delvinë: I lënë
Delvinën me Qafën e Muzinës

Një qytetar ka ngritur shqetësimin për gjendjen e rënduar të aksit nacional që lidh Delvinën me Qafën e Muzinës, duke e cilësuar rrugën si të lënë në harresë totale prej më shumë se tre dekadash.

Sipas denoncimit të mbërritur në redaksi, segmenti rrugor paraqitet në kushte skandaloze, me gropa të shumta përgjatë gjithë gjatësisë së tij, duke vështirësuar qarkullimin dhe duke rrezikuar sigurinë e drejtuesve të mjeteve.

“Është lënë në harresë totale prej më shumë se 30 vitesh dhe nuk vë dorë njeri. Ka një firmë për mirëmbajtjen e rrugës, por nuk del asnjë punëtor. Edhe në rastet kur shfaqen, ndodh një herë në vite dhe vijnë me kazëm e lopatë, sa për t’u dukur”, shprehet qytetari për VoxNews.

Pamjet e dërguara tregojnë një rrugë të amortizuar, me dëmtime të thella në asfalt dhe mungesë të ndërhyrjeve serioze për rehabilitim.

Banorët dhe drejtuesit e mjeteve që e përdorin çdo ditë këtë aks kërkojnë ndërhyrje urgjente nga autoritetet përgjegjëse për mirëmbajtjen dhe rikonstruksionin e tij.

Ky segment është i rëndësishëm për lidhjen e zonave të jugut të vendit dhe për qarkullimin drejt bregdetit, ndërsa degradimi i tij prej vitesh vijon të mbetet një problem i pazgjidhur.

Qytetarët apelojnë për reagim të menjëhershëm nga institucionet përkatëse, për të shmangur rreziqet dhe dëmet e mëtejshme.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016


Video