Del LISTA, ja kush janë kandidatët që garojnë për të zënë vendin e Holta Zaçajt në Gjykatën Kushtetuese!

13 January 2025, 14:50Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Del LISTA, ja kush janë kandidatët që garojnë për
Gjykata Kushtetuese

Gjykata e Lartë ka shpallur listë e plotë me 13 kandidatët për vendin vakaant në Gjykatën Kushtetuesë, që do të lirohet nga Holta Zaçaj më 10 mars 2025.

Në garë për këtë pozicion janë 13 kandidatë nga fusha e drejtësisë, duke përfshirë gjyqtarë, ish-anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor, si dhe avokatë e juristë.

Konkretisht bëhet fjalë për:

1. Alban Toro

2. Alma Faskaj

3. Asim Vokshi

4. Denar Biba

5. Florjan Ballhysa

6. Genta Tafa

7. Irena Nino

8. Klodian Rado

9. Lulzim Hamitaj

10. Naureda Llagami

11. Nurihan Meta

12. Rezana Balla

13. Sinan Tafaj

Dy nga kandidatët që kanë shprehur interes janë komisionerët publikë Irena Nino dhe Florin Ballhysa. Kandidatë të tjerë janë Nurihan Meta Seiti, ish-anëtare e KLP-së, dhe Alban Toro, ish-anëtar i KLGJ-së. Gjithashtu, Klodian Rado, Rezana Balla dhe Sinan Tafaj kanë paraqitur kandidaturën e tyre.

Një emër i njohur në listë është Genta Bungo, ish-kryetare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që ka udhëhequr procesin e vettingut për gjyqtarë dhe prokurorë.

Në garë është edhe gjyqtari Asim Vokshi, Naureda Llagami, Florjan Ballhysa, Denar Biba, Alma Faskaj, Lulzim Hamitaj.

Emrat pas emrat do të kalojnë për verifikim në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi (KED), i cili do të përgatisë renditjen finale.

Holta Zaçaj përfundon mandatin si anëtare e Gjykatës Kushtetuese më 10 mars 2025, ndonëse ajo kundërshtoi largimin, duke argumentuar se mandati i saj përfundonte në fund të 2025.

Por, pas shpalljes së vakancës nga Sokol Sadushi i Gjykatës së Lartë, trupa e gjyqtarëve kushtetues vendosi për përfundimin e mandatit të Zaçajt, duke zgjidhur kështu mosmarrëveshjen mes Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë.


Video