“Heronjtë e policisë”, LISTA me 187 dëshmorët që dhanë jetën në krye të detyrës

13 January 2025, 13:53Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Heronjtë e policisë”, LISTA me 187 dëshmorët
Homazhe kushtuar Dëshmorëve të Policisë

Sot është 112-vjetori i krijimit të Policisë së Shtetit dhe me këtë rast Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Policisë së Shtetit Ilir Proda, në shenjë vlerësimi dhe mirënjohjeje për veprën e Dëshmorëve të Policisë së Shtetit, vendosi kurorë me lule në Memorialin kushtuar Dëshmorëve të Policisë, në Akademinë e Sigurisë.

Proda ka përshëndetur familjarët e dëshmorëve dhe shprehu mirënjohje për veprën e tyre sublime, që është frymëzim për të gjithë brezat.

Ndërkohë deputeti i PS, Petro Koçi ka publikuar në rrjetin social Facebook, listën me 187 dëshmorët që dhanë jetën në krye të detyrës.

Ndër të tjera ai thotë se “ka të tjerë të pashpallur që janë vrarë në të njëjtat ngjarje, nga e njëjta dorë kriminale. Siç është për shembull rasti i shoferit të dëshmorit Gani Malushi, vrarë bashkë me të”



Video