Gazetari Ferdinand Dervishi ka deklaruar se i shumëkërkuari Ervis Martinaj, ka pasur lidhje shumë të forta në Policinë e Shtetit. Sipas tij, shumë nëndrejtorë të Policisë së Tiranës, kanë qenë në shërbim të “mbretit” të lojrave të fatit.
Teksa komentonte operacionin e FNSH-së dhe RENEA-s një ditë më parë në shtëpinë e Martinajt, Dervishi tha se aty mund të gjendeshin edhe shenja gishtash, për të zbuluar më pas persona të tjerë të lidhur me të.
Në një intervistë për Abc, Ferdinand Dervishi shtoi se bastisja e banesës së Martinajt duhej të ishte bërë më herët, që në momentin kur familjarët e të shumëkërkuarit, e denoncuar të zhdukur.
Dervishi: Në banesën e Martinajt kishte materiale të grupeve krimianle. Martinaj ndimohej nga shumë policë. Në armët e gjetura në banesën e tij mund të gjenden shenja gishtash. Kontrolli i banesës duhej të bëhej që në ditët kur familjarët e denoncuan të zhdukur. Duhet një hetim shumë i thelluar, në të gjitha bazat ku rrinte ky person, sepse i dinë ku janë të gjitha. Policia është një hap para gazetarëve, di më shumë informacion. Në gjithë këtë histori ka shumë gjëra të çuditshme. Ai nuk mbrohej vetëm nga grupe kriminale, por edhe nga policë. Niveli i personave të implikuar është drejtorë, nën-drejtorë të Tiranës. Ish-nëndrejtorë Tirane kanë qenë në shërbim të tij.
Që t’i futesh lojërave të fatit në Shqipëri nuk duhet të jesh një njeri që vishesh me xhaketë dhe i thua mirmëngjes punonjësve. Duhet të jesh njeri shumë i egër. Ka pasur denoncime në fillim që kur dikush fitonte ky nuk i jepte lekët. Dikujt i ka djegur historia në këtë pjesë. Mund të jetë dhe politika në mes. Kush është ky njeri, nga ka ardhur, ku shkon fuqia e tij, kush janë grupet e ndihmojnë. Është parë si një njeri shumë i fuqishëm. Është përfolur edhe për influencë në media dhe ka pasur ndikim.