Mungesa e pajisjes që kryen ekspertizën e ADN-së, mbajti zvarrë për 7 vite zbardhjen e dy vrasjeve

27 Dhjetor 2022, 20:53Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dy viktimat

Mungesa e një pajisjeje që shërben për kryerjen e analizave të ADN-së së indeve kockore, ka qenë shkak i moszbardhjes, për 7 vite me radhë të vrasjes së Menduh Kurtdedës, i cili u gjend i djegur në muajin Maj 2017 në Malin e Dajtit.

Vetëm pas muajit Mars 2022, kohë kur përkon me ardhjen e pajisjes, policia ka kryer ekspertimin e eshtrave kockore të gjetura në Dajt, me profilet gjenetike të familjarëve.

Nga krahasimi doli rezultat i njëjtë, duke sjellë më pas rinisjen e hetimeve dhe arrestimin e Gazmir Ngotës dhe Marjeta Karaj e u shpall në kërkim ndërkombëtar djali i saj, Besmiri.

E njëjta situatë, ka ndodhur edhe me rastin e gjetjes së eshtrave të Mariglen Gjonaj në Laç, identiteti i të cilit është zbuluar shkencërisht 7 vjet, pas zhdukjes së trupit.

Zbulimi i ADN-së është bërë në 3 qershor 2022. Ngjarja në fjalë ishte hetuar disa here nga prokuroria e Kurbinit dhe ajo e Krimeve të Rënda në Tiranë, por pa mundur të zbulohej autori i vrasjes.

Vetëm pas identifikimit të 16-vjeçarit Gjonaj, janë rihapur hetimit dhe në muajin Tetor 2022 është realizuar arrestimi i Kristjan Cenaj, i cili tashmë është lënë në burg nga gjykata e Kurbinit./OraNews

Video