Festimja e Bulqizës pranon se shkeli ligjin – Pas denoncimit të ...
15 Mars, 21:51Fokus

Pothuajse i gjithë Mali i Zi ka mbetur pa energji elektrike për shkak të ndërprerjeve të rrjetit, njoftoi Sistemi i Shpërndarjes Elektrike Malazeze (CEDIS).
CEDIS tha se energjia u ndërpre për shkak të një ndërprerjeje në rrjetin e Sistemit të Transmetimit Elektrik të Malit të Zi (CGES).
Nga të gjitha qytetet, vetëm Pljevlja dhe Zhabljak kanë energji elektrike.
Siç raportojnë mediat rajonale, pjesa më e madhe e Dalmacisë dhe një pjesë e konsiderueshme e Bosnjë-Hercegovinës, përfshirë Sarajevën, Zenicën dhe Banja Lukën, janë pa energji elektrike.
“Slobodna Dalmacija” shkruan se Spliti, Shibeniku, Omishi, Makarska, Dubrovniku, Zadari dhe ishujt e shumtë kroatë kanë mbetur pa energji elektrike.