Dalin për herë të parë pamjet e Erigers Mihasit, shokut të Vis Martinajt, para se të vritej nga rivalët (VIDEO)

17 December 2022, 19:33Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dalin për herë të parë pamjet e Erigers Mihasit, shokut
Erigers Mihasi

Një prej miqve të Ervis Martinajt, të vrarë nga grupet rivale është edhe 32-vjeçari Erigers Mihasi. Ai u ekzekutua më 13 Nëntor të vitit të kaluar, së bashku me shokun e tij Armando Dumani, 26 vjeç, teksa po udhëtonin me mjetin e tyre tip "Audi" në zonën e Astirit në Tiranë.

Teksa kanë kaluar 13 muaj dhe atentati mafioz është ende i pazbardhur, miqtë e kanë kujtuar Erigers Mihasin me postime në rrjetet sociale.

Ata kanë publikuar për herë të parë dhe pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë të momenteve të fundit kur ai del nga banesa para se të vritej. Po ashtu janë publikuar dhe disa foto të tij, ku në një prej tyre vihet re se ai ishte dhe besimtar i fesë islame. Ndërsa në një video ai shfaqet duke komunikuar në videocall me miq të tij.

Deri më sot nuk dihet se kush i ka eliminuar një nga një miqtë e Martinajt, teksa edhe fati i këtij të fundit prej shumë muajsh nuk dihet nëse është vrarë nga rivalët apo ka inskenuar zhdukjen për t'i shpëtuar drejtësisë dhe vdekjes./VoxNews

 


Video