Atentati në Tiranë, eksperti: Përbaltja e viktimës nuk është e paqëllimshme, ja çfarë synohet

17 December 2022, 17:50Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Atentati në Tiranë, eksperti: Përbaltja e viktimës nuk
Edmond Papa

Mbrëmë kryeqyteti u trondit nga një tjetër vrasje. Biznesmeni 49-vjeçar Edmond Papa u vra me 9 plumba pistolete brenda një lokali në zonën e Selitës në kryeqytet.

Artan Rexhepi ekspert i kriminalistikës në një intervistë për Ora News u shpreh se njerëzit janë të traumatizuar deri në atë masë sa nuk kanë as sigurinë e denoncimit.

Ai u shpreh se dalja e skedës kriminale të biznesmenit të vrarë është një përbaltej viktimës madje ai ngre dhe pikëpyetjen se "nëse informacionet kanë qenë çfarë është bërë deri më tani me këtë individ?". 

Artan Rexhepi: Siguria në aspektin e rendit është e tronditur rëndë. Problemi që ngre është shpejtësia me të cilën organet ligjzbatuese nxjerr skedës kriminale të viktimës. Pyetja që del natyrshëm është nëse informacionet kanë qenë çfarë është bërë deri më tani me këtë individ. Përbaltja e viktimës në një farë mënyre nuk më duket e paqëllimshme, do të eliminojë efektin që shkaktojnë ngjarjet e rënda në publik.

Njerëzit që ndihen të qetë mund të jenë vetëm ata që nuk e dinë se çfarë po ndodh. Janë të traumatizuar deri në atë masë sa nuk kanë as sigurinë e denoncimit.  Policia duhet të shmangte përbaltjen e viktimave se i bie që deri në momentin që është vrarë policia ka fjetur gjumë.


Video