Java që vjen do të jetë e fundit për vitin 2022 që do të jenë në mësim për nxënësit dhe mësuesit e arsimit parauniversitar.
Zyrtarisht shkollat do të mbyllen më 26 dhjetor për pushimet dimërore të cilat janë planifikuar nga Ministria e Arsimit të mbarojnë më 4 janar. Por, edhe data 24 dhe 25 dhjetor bie pushim për shkak se është e shtunë dhe e dielë. Bashkë me fundjavat, të shtuna të dielat, 11 ditë do të zgjasin pushimet e festave të fundvitit në institucionet arsimore, për të rifilluar mësimi të mërkurën e 4 janarit.
Por këto nuk do të jenë pushimet e vetme në shkollat 9-vjeçare. Për herë të parë, ndryshe nga vitet e shkuara nxënësit e mësuesit në arsimin e detyrueshëm do të kenë edhe një javë më shumë pushim, pas periudhës së dytë mësimore nga data 3 deri në 9 prill. Kjo periudhë është konsideruar e nevojshme për të marr energji të reja e për tu përgatitur për në vijim.
Por që ky ndryshim në strukturën shkollore nuk prek gjimnazet ku do të kenë pushim vetëm gjatë festave të fundvitit.