Cilat janë kriteret që duhet të plotësojë kandidati për kreun e SPAK

17 September 2025, 10:36Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Cilat janë kriteret që duhet të plotësojë kandidati
Prokuroria e Posaçme

Këshilli i Lartë i Prokurorisë hapi sot garën për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, 3 muaj para përfundimit të mandatit të kreut aktual të këtij institucioni, Altin Dumani.

Aplikimet do të pranohen për një periudhë 3-javore, duke përfunduar më 8 tetor të këtij viti.

Por, ja cilat janë kriteret që duhet të plotësojë kandidati

a) Eksperience në Projektet e çështjeve sensitive të Korruspionit  dhe Krimit të Organizuar.

b) Eksperiencën dhe aftësitë në organizimin dhe drejtimin e një strukture

c) Eksperiencën në hartimin e miratimin e rregulloreve administrative;

d) Eksperiencën në çështje, të cilat kanë marre vëmendje të lartë publike, dhe ndërveprimet me median

d) Aftësitë ne drejtimin efektiv to burimeve njerëzore,

dh) Vizionin ose planin e besueshëm për organizimin e Prokurorisë se Posaçme si një institucion funksional dhe efektiv;

e) lmazhin publik të karrierës se tij/saj si prokuror.


Video