Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme ku një turist holandez ndërroi jetë tragjikisht në Alpet e Shqipërisë.
Turisti ishte pjesë e një guide të organizuar, të cilët po eksploronin zonën malore mes Thethit dhe Valbonës. Ai ka rrëshqitur dhe ka rënë në një terren të thepisur duke ndërruar jetë në vend.
Kanë qenë miqtë e tij të cilët kanë lajmëruar menjëherë shërbimet e emergjencës. Në vendngjarje kanë mbërritur pjesëtarë të Federatës Shqiptare të Alpinizmit dhe Turizmit Malor si dhe njësi nga Kosova me qëllim nxjerrjen e trupit të turistit nga humnera.
Operacioni për nxjerrjen e trupit të pajetë të turistit ka përfunduar rreth orëve të para të mëngjesit dhe ka zgjatur rreth 3-4 orë për shkak të terrenit të vështirë.