“Burg” me kamera për të monitoruar, del fotoja e 35-vjeçarit që mbante familjen të izoluar! (PAMJE nga BANESA)

26 January 2024, 12:55Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Burg” me kamera për të monitoruar, del fotoja e
Jetnor Zhaboli

Publikohet foto e 35-vjeçarit, Jetnor Zhaboli i cili kishte blinduar banesën e tij me kamera sigurie.

Në çdo dhomë ai kishte vendosur kamera dhe sa herë dilte nga shtëpia kërcënonte familjarët që askush të mos dilte jashtë, ndërsa i monitoronte nëpërmjet kamerave.

Gjithashtu siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga VoxNews, shihen edhe kamerat e vendosura edhe në hyrje të banesës së 35-vjeçarit.

35-vjeçari ishte me profesion ekonomist, ndërsa celularëve të tyre u bllokonte valët që të mos kishin kontakte me asnjë person jashtë banesës.

“Burg” me kamera për të monitoruar, del fotoja e

Sipas policisë ai kishte instaluar kamera edhe në tualetin e banesës. Prej fillimit te marrëdhënies sipas hetimeve ai ka qenë xheloz dhe kontrollues, por me kalimin e kohës është bërë edhe më agresiv.



Video