"Blackout"-i global shkakton kaos në aeroportin më të madh të Greqisë, pasagjerët në pritje prej pesë orësh

19 Korrik 2024, 13:02Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aeroporti i Athinës

Kaosin në aeroportin më të madh të Greqisë “El. Venizelos”, i prekur nga "blackout" masiv që ka nxjerrë jashtë funksionit sistemet e Microsoft.

Sipas një pasagjeri të një fluturimi për në Gjermani, ai arriti në pikën e udhëtimit, por avioni nuk u ul kurrë.
"Kemi këtu që nga ora 08:00, kemi fluturuar për në Gjermani por na kanë kthyer mbrapa. Tani jemi këtu duke pritur dhe askush nuk na thotë asgjë", tha ai për mediat greke.

Një tjetër udhëtar ia atribuon problemin e madh vonesave për faktin se kishte një ndërprerje globale. "Shpresojmë që problemi të korrigjohet së shpejti. Shpresoj që fluturimi im për në Stamboll të bëhet menjëherë", tha ai.

Pamjet tregojnë qindra qytetarë të bllokuar në aeroport, me fëmijë dhe të moshuar, për shkak të rënies së sistemit që ka prekur Europën, Australinë dhe SHBA.

Video