
Si vajzat VIP bëhen pjesë e “takimeve speciale” në qelitë e bosë...
11 Korrik, 13:58Fokus
Një efektiv i Policisë Rrugore është rrëzuar nga lartësia e një pallati në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë.
Policia bën me dije se 57-vjeçari është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Sakaq, po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Me datë 15.01.2025, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, dyshohet se ka rënë nga lartësia e një pallati shtetasi A.S, rreth 57 vjeç, me detyrë Specialist i Qarkullimit Rrugor Tiranë, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi Hetimor po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.