Tragjike në Shkodër/ Bie në kontakt me energjinë elektrike, ndërron jetë një punonjës i kompanisë së internetit (EMRI)

9 Nëntor 2025, 11:41Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto ilustruese

Një punonjës i një kompanie interneti dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike gjate punës dhe ka ndërruar jetë në Shkodër.

Viktima është identifikuar si shtetasi Arvjo Fishta, 38 vjeç.

Pavarësisht se është transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës, 38-vjeçari nuk ia ka dalë dhe ka ndërruar jetë.

Përmes një njoftimi zyrtar policia tha se ngjarja ndodhi rreth orës 10:25, në lagjen “Salo Halili”, lu shtetasi Arvjo Fishta 38 vjeç, (punonjës i një kompanie interneti), dyshohet se duke punuar në një shtyllë elektrike për riparimin e një kablli interneti, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe si  pasojë, ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 


Video