Berisha kërkoi përjashtim të trupit gjykues, GJKKO e rrëzon. Seanca për ‘Partizanin’ në 15 shtator

28 July 2025, 11:56Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Berisha kërkoi përjashtim të trupit gjykues, GJKKO e rrëzon.
Sali Berisha, Jamarbër Malltezi

Gjyqtari i GJKKO Erjon Çela rrezon kërkesën e avokatit te Sali Berishës dhe dhëndrit të tij Jamarber Malltezi për përjashtimin e trupës gjykuese të përberë nga gjyqtarët Elsa Ulliri, Bib Ndreca dhe Rudina Palloj.

Të pandehur për dosjen “Partizani” Berisha dhe Malltezi kërkojnë qe te mos gjykohen nga gjyqtaret e GJKKO pasi sipas tyre këto gjyqtare nuk garantojnë pavarësi dhe paanshmëri duke qenë se monitorohen, përgjohen dhe mbikëqyren nga SPAK qe është palë në këtë proces.

Më herët relatores se trupit gjykues  Elsa Ulliri iu refuzua kërkesa për dorëheqje nga çështja nga zv/kryetari i GJKKO. Gjyqtarja kërkoi dorëheqjen me arsyetimin se ka kushërirë deputeten aktuale të PD Andia Ulliri.

Seanca e radhës për dosjen Partizani është caktuar të zhvillohet më 15 shtator.

Berisha akuzohet për korrupsion pasiv kryer në bashkëpunim ndërsa Malltezi për korrupsion aktiv dhe pastrim parash.

Të pandehur janë marrë dhe Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja dhe Andia Pustina.


Video