Banesa përfshihet nga flakët, humb jetën 52-vjeçarja në Pogradec

28 July 2025, 07:49Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Banesa përfshihet nga flakët, humb jetën 52-vjeçarja
Foto ilustruese

Një 52-vjeçare ka humbur jetën në Pogradec mëngjesin e së hënës.

Në banesën e saj ra zjarr, teksa 52-vjeçarja ndërroi jetë si pasojë e asfiksimit nga tymi.

Grupi hetimor dhe shërbimi zjarrfikës ndodhen në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.


Video