Avokatja e Popullit viziton në burg Erion Veliajn

6 Nëntor 2025, 18:52Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Erinda Ballanca / Erion Veliaj

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca si dhe dy komisionerët Ahmet Prençi dhe Besnik Dedja vizituan sot në ambientet e burgut të Durrësit, kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Veliaj ndodhet në paraburgim prej disa muajsh. Vizita e Avokatës së Popullit mësohet se vjen pas një ankese nga kryebashkiaku Veliaj. Është e paqartë se çfarë ankese ka paraqitur konkretisht Veliaj.

Po gjatë kësaj vizite, Avokatja e Popullit ka zhvilluar një takim edhe me ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka.


Video