“Kam qejf të shkoj me ty”, ngacmoi seksualisht pacienten, arrestohet mjeku në Tiranë!

6 Nëntor 2025, 13:35Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sinan.M

Një mjek është arrestuar nga policia në Tiranë, pasi akuzohet për ngacmim seksual.

Mjeku Sinan.M, u denoncua nga emisioni investigativ ‘Stop’, teksa ka ngacmuar seksualisht një paciente  e cila kishte shkuar për një vizitë mjekësore.

Pas vizitës, mjeku kërkon që të krijojë raporte personale me pacienten e më pas ka kaluar në prekje fizike e deri tek propozime seksiste.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare arrestuan shtetasin S. M., 56 vjeç, me profesion mjek, pasi shfaqet në pamje të transmetuara në emisionin investigativ “Stop”, duke ngacmuar seksualisht, një shtetase.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.


Video