Autorë të disa grabitjeve në Tiranë dhe Krujë, arrestohen dy persona

8 January 2026, 14:13Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Autorë të disa grabitjeve në Tiranë dhe Krujë,

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në kuadër të operacioneve të koduara “Tracking” dhe “Midnight”.

Një 46-vjeçar u vu në pranga në Tiranë, pasi sipas policisë, dyshohet se ka kryer vjedhje në 2 muajit e fundit. 46-vjeçari vodhi pajisje me vlerë 6 mijë euro në një dyqan, si dhe sende me vlerë dhe shuma parash në një banesë.

Ndërkaq, në Krujë u arrestua një 20-vjeçar, pasi dyshohet se gjatë kësaj jave, ka tentuar të vjedhë kasafortën në supermarketin e një qendre tregtare, si dhe se ka vjedhur në 2 banesa.

Njoftimi i policisë

Tiranë

Finalizohen në 24 orë, 2 operacione të tjera për zbardhjen e një sërë vjedhjesh të kryera në territorin e Komisariatit të Policisë Nr. 6 dhe në Krujë.

Lokalizohen, kapen dhe vihen në pranga 2 autorët.

Në vijim të punës hetimore, të kryer menjëherë pas kallëzimeve të qytetarëve, për vjedhje të pronës/pasurisë së tyre, shërbimet në varësi të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë finalizuan në 24 orë, 2 operacione në këtë fushë. Konkretisht:

-në kuadër të operacionit “Tracking”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 vunë në pranga shtetasin E. M., 46 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur gjatë 2 muajve të fundit, pajisje (me vlerë 6000 euro) në një subjekt, 1 biçikletë, si dhe sende me vlerë dhe shuma parash në një banesë;

-në kuadër të operacionit “Midnight”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin M. F., 20 vjeç, pasi dyshohet se gjatë kësaj jave, ka tentuar të vjedhë kasafortën në supermarketin e një qendre tregtare, si dhe se ka vjedhur në 2 banesa.

Punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.


Video