Audienca në Youtube/ Top Channel shifra rekord, ka klikime më shumë se të gjitha televizionet shqiptare bashkë

10 August 2023, 19:36Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Audienca në Youtube/ Top Channel shifra rekord, ka klikime më
Kanali i Top Channel në Youtube


Top Channel kryeson listën si kanali më i dashur dhe më i ndjekur përmes videove në "YouTube".

Statistikat e shikimeve në "YouTube" e rendisin Top Channel të parin me plot 6,170,924,524 shikime, apo e thënë ndryshe mbi 6 miliard.

Top Channel gjithashtu ka numrin më të lartë të ndjekësve "subscribers" me 2.41 milionë të tillë.

Për nga shikueshmëria e videove, rreth 282 mijë të tilla nga edicione lajmesh, emisionet e larmishme politike, investigative, kulturore dhe spektakle, Top Channel ka një shikueshmëri më të madhe se të gjitha televizionet e tjera të marra së bashku.

Audienca në Youtube/ Top Channel shifra rekord, ka klikime më
Shifrat e kanaleve shqiptare në YouTube

Video