Landfilli i Sharrës po administrohet nga shteti, Baçi: Bashkitë janë debitore, rrezikohet kaos në menaxhimin e mbetjeve

10 August 2023, 15:57Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Landfilli i Sharrës po administrohet nga shteti, Baçi: Bashkitë
Administratori shtetëror Arjan Baçi


Pas sekuestrimit të inceneratorit të Tiranës, landfilli i mbetjeve në Sharrë është marrë në administrim nga shteti.

Kjo është bërë me qëllim që të vijojë puna për menaxhimin e mbetjeve, por administratori shtetëror Arjan Baçi, në një deklaratë për media bëri me dije prej 3 muajsh, disa Bashki, mes tyre edhe ajo e kryeqytetit, nuk kanë paguar për depozitimin e mbetjeve.

“Ka një vendim të GJKKO, që ka bërë sekuestron preventive të shoqërisë që menaxhon mbetjet në landfillin e Sharrës, Integrated Energy, GJKKO ka vendosur që për menaxhimin e kësaj shoqërie të merret agjencia e menaxhimit të pasurive të konfiskuara dhe administrator jam përzgjedhur unë. Kam dalë për të thënë që puna po vazhdon normalisht, po shikohen detyrimet e prapambetura që kompanitë ka te kjo shoqëri, që të bëhet i mundur vazhdimi i ecurisë, për trajnimin e mbeturinave në qarkun e Tiranës, Bashkitë janë debitorë, për 3 muaj nuk kanë shlyer detyrimet, kemi filluar kontaktimin që të zbatojnë kontratën, mes tyre edhe Bashkia e Tiranës, e Vorës, e Kavajës”, tha Baçi.

Ai tha se nëse këto Bashki, nuk do të paguajnë paratë dhe do të refuzojnë që të respektojnë kontratën, rrezikohet të krijohet një kaos në menaxhimin e mbeturinave. Vetëm në Tiranë gjenerohen rreth 700 tonë mbetje në ditë dhe bashkia paguan 29 euro për rreth 1ton mbetje.

“Ka një kontratë që duhet të zbatohet, moszbatimi do të sillte një kaos në menaxhimin e mbetjeve urbane të qarkut të Tiranës”, shtoi ai.

Sa i përket Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit, të shpallur në kërkim, Baçi tha se ata nuk kanë më asnjë të drejtë në menaxhimin e kompanisë.

“Asgjë nuk ka nga bashkëpunëtore në kërkim, menaxhimi bëhet nga ne llogaritë bankare, QKB të gjitha janë në administrim të agjencisë”, përfundoi Baçi.


Video