Arrestohet ‘zjarrvënësi’ i Kamzës, dogji një makinë dhe tentoi t’i vinte flakën një mjeti tjetër, autor edhe i disa grabitjeve

14 February 2025, 12:30Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arrestohet ‘zjarrvënësi’ i Kamzës, dogji një
Policia e Shtetit (foto ilustruese)

Një 32-vjeçar me precedent të theksuar kriminal në fushën e vjedhjes dhe fushën e narkotikëve ka rënë në pranga.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera në kuadër të operacionit “Feedback”, për zbardhjen e djegies së një automjeti, kanë identifikuar, kapur dhe vënë në pranga shtetasin:

Ilirjan Gjuni 32 vjeç, banues në Paskuqan.

Nga veprimet hetimore të kryera në kuadër të operacionit dyshohet se ky shtetas:

• Më datë 14.09.2018 është shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”, por kjo kërkesë është anuluar më 19.09.2018.
• Më datë 19.03.2015 është shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhje”.
• Me vendimin nr. 4146, datë 26.11.2015, Gjykata e Apelit ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale të “Vjedhjes”.
• Me vendimin nr. 641, datë 12.03.2016, është dënuar me 6 muaj burg për veprën penale “Vjedhje e mbetur në tentativë”.
• Me vendimin nr. 475/1, datë 14.07.2013, Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Vjedhje”.
• Më datë 10.04.2013, është arrestuar pasi ka tentuar të vjedhë një banesë.
• Më datë 16.02.2013, është arrestuar për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.
• Më datë 14.04.2013, është ndaluar për veprën penale “Vjedhje”.
• Më datë 21.03.2012, është arrestuar për veprën penale “Vjedhje”.
• Më datë 17.02.2015, është shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhje”.
• Më datë 19.02.2015, është arrestuar për veprën penale “Vjedhje”.
• Ky shtetas është kthyer me deportim nga Franca më datë 04.08.2024, pasi ka kryer një dënim prej 20 muaj burg për veprën penale “Plagosje me mjet të mprehtë”, si dhe i është vendosur ekspuls i përjetshëm nga ky shtet.

 


Video