Protestuesit që u mblodhën gjatë seancës, SPAK dhe GJKKO: Policia ka bashkëpunuar që të mos zhvillohet i rregullt procesi ndaj Veliajt

14 February 2025, 10:49Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Protestuesit që u mblodhën gjatë seancës, SPAK dhe GJKKO:
Mbështetësit e Veliajt para SPAK

GJKKO dhe SPAK kanë dërguar shkresa zyrtare për Policinë e Shtetit dhe Ministrinë e Brendshme lidhur me protestën që u zhvillua dy ditë më parë në mbrojtje të kryebashkiakut Erion Veliaj.

Sipas këtyre shkresave, protestuesit kanë cenuar institucionet dhe kanë intimiduar punonjësit e administratës.

Sipas SPAK dhe GJKKO, pjesë e protestës ka qenë dhe pengimi i lëvizjes së fugonit të Drejtorisë së Burgjeve, një veprim që ka vënë në rrezik funksionimin e normal të institucioneve përkatëse.

"Nuk ka pasur asnjë reagim nga ana e saj (Policisë) për të bashkëpunuar me Gardën e Republikës së Shqipërisë, duke treguar një indiferentizëm të pashpjegueshëm në ndjekjen dhe parandalimin e kësaj situate e cila mund të rrezikonte seriozisht jetën Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; gjykata.gov.al
dhe shëndetin e gjyqtarëve dhe personelit administrativ. Kjo apati institucionale përbën padyshim një cenim të rëndë të pavarësisë së gjyqësorit. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka konsideruar këtë sjellje të paprecedent të Policisë së Shtetit, të papranueshme dhe në kundërshtim me ligjin dhe aktet nënligjore përkundrejt institucioneve kushtetuese të sistemit të drejtësisë shqiptare, siç janë Gjykatat e Posaçme dhe SPAK, të cilave ju ofrohet mbrojtje e posaçme, jo vetëm nga ligjet dhe aktet nënligjore në fuqi, por dhe nga ligji nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, shkruan SPAK.

SPAK dhe GJKKO shprehen se Policia e Shtetit ka penguar Gjykatën të ushtrojë funksionet e saj dhe i kërkon Ministrisë së Drejtësisë që të marrë masa për drejtuesit. 

"Nëpërmjet mosveprimeve të saj, Policia e Shtetit ka kontribuar në pengimin e Gjykatës së Posaçme në ushtrimin e funksioneve të saj kushtetuese dhe ligjore për të gjykuar në një ambient të sigurt dhe të qetë si dhe për të garantuar jetën dhe shëndetin e gjyqtareve dhe personelit administrativ.
Nëpërmjet shkresës më sipër, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i është drejtuar Ministrisë së Brendshme dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, që të marrin masat e duhura për vënien përpara përgjegjësisë administrative apo ligjore, të gjithë personat përgjegjës të Policisë së Shtetit, të cilët nuk kanë marrë masat e duhura, në zbatim të ligjit, për të shmangur apo monitoruar këtë situatë të paprecedentë. 

Po ashtu, kjo gjykatë ka kërkuar që t’i vihet në dispozicion e gjithë procedura ligjore e ndjekur dhe planin e masave që janë marrë në rastet e ngjashme sikurse gjatë protestave të datave 6.12.2024 dhe 06.01.2025, si dhe një shpjegim i argumentuar dhe me prova pse nuk është ndjekur e njëjta praktike edhe në rastin e incidentit të datës 12.02.2025", shkruan SPAK dhe GJKKO.


Video