Arrestimi në Rinas i gjermanit që kërkohej nga disa vende për mashtrim, mediat e huaja citojnë lajmin e VoxNews

29 June 2024, 13:55Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arrestimi në Rinas i gjermanit që kërkohej nga disa vende
Anna dhe Stephen Morgenstern

Vox News është kthyer jo vetëm në një prej medieve më të besueshme në vend, por edhe jashtë tij.

Mediat e huaja kanë cituar lajmin e VoxNews në lidhje me sekuestrimin e pasurive të polakes Anna Morgenstern, bashkëshortes së gjermanit Stephan Morgenstem, i cili është arrestuar  në gusht 2023 në Rinasi, pasi ishte në kërkim nga Koreja e Jugut dhe shtete të tjera nën akuzë për mashtrim.

61-vjeçarit, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, i janë sekuestruar pasuri dhe llogari bankare në shumën totale prej rreth 123 milionë euro, një shifër që sipas pretendimeve të Prokurorisë përfaqëson më pak se një të tretën e totalit të fitimeve të marra në mënyrë të paligjshme nga aktivitetet e tyre mashtruese.

Kjo nuk është hera e parë që VoxNews citohet nga mediat ndërkombëtare.

Pak muaj më parë, Nexta, NewsUkraine dhe IndiaTVNews cituan Vox News në lidhje me situatën e nderë mes Iranit dhe Izraelit.

Arrestimi në Rinas i gjermanit që kërkohej nga disa vende


Video