Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit në Tiranë ka reaguar pas një aksioni të SPAK dhe Policisë së Shtetit që çoi në pranga dy inspektorë të dyshuar për korruspion, ndërsa një tjetër u shpallën në kërkim.
IMT Tiranë thotë se distancohet dhe e dënon me vendosmëri këtë rast, dhe se inkurajon çdo qytetar të denoncojë raste të ngjashme.
Reagimi i plotë i IMT Tiranë:
Marrë shkas nga ngjarja e ndodhur ditën e sotme, ku katër punonjës të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit kanë shkelur rëndë ligjin, bëjmë me dije opinionin publik se institucioni ynë e dënon me vendosmëri këtë rast.
Sjellje të tilla janë të papranueshme dhe IMT distancohet plotësisht nga këto veprime individuale. Ndaj personave të përfshirë janë marrë menjëherë të gjitha masat e nevojshme administrative, duke i shkarkuar nga detyra.
IMT inkurajon organet ligjzbatuese për bashkëpunim të plotë dhe ndëshkimin e rastit sipas ligjit, si edhe inkurajon çdo qytetar të denoncojë raste të ngjashme, në mënyrë që të mos mbetet asnjë hije dyshimi mbi integritetin e institucionit dhe misionin e tij.