Arben Muçaj zgjidhet President i Urdhrit të Stomatologut të Shqipërisë!

6 Dhjetor 2025, 11:18Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
FOTO: Urdhri i Stomatologut të Shqipërisë

Urdhri i Stomatologut të Shqipërisë ka përmbyllur procesin zgjedhor në të gjithë vendin, pas votimeve në 7 rajonet dhe konstituimit të Asamblesë Kombëtare, në përputhje me statutin dhe vendimet gjyqësore në fuqi.

Në mbledhjen përfundimtare të Asamblesë Kombëtare, me votim të fshehtë, u zgjodh Presidenti i ri i institucionit për mandatin 2025–2030.

Njoftimi i urdhrit të Stomatologut të Shqipërisë:

Me shumicë votash, drejtimi i Urdhrit të Stomatologut të Shqipërisë i është besuar:

Dr. Arben Muçaj
Kirurg Oro-Maksilofacial
Doktor i Shkencave

Zgjedhja e tij vjen pas përfundimit të mandatit të ish-presidentit Nikoll Deda, i cili përfundoi dy mandatet e parashikuara nga statuti.

Me këtë proces, institucioni rikthehet në normalitetin e tij funksional, duke hapur një fazë të re për organizimin demokratik, transparent dhe profesional të strukturave të USSH.

Në fjalën e mbajtur pas zgjedhjes, Presidenti i ri Dr. Muçaj theksoi ndryshimin e filozofisë së funksionimit të Urdhrit:

“Urdhri i Stomatologut deri tani ka funksionuar si një strukturë që u jepte urdhra dhe penalizime stomatologëve. Nga sot e tutje, Urdhri do të jetë avokati, mbrojtësi dhe përfaqësuesi i tyre, jo autoritet ndëshkues.”

Prioritetet kryesore të mandatit të ri do të fokusohen në:

rritjen e transparencës,

forcimin e unitetit profesional,

modernizimin e strukturave dhe mbrojtjen e të gjithë stomatologëve në vend.

Procesi zgjedhor u zhvillua në mënyrë të rregullt dhe në respekt të plotë të procedurave statutore, duke garantuar një tranzicion të qetë dhe legjitim të drejtimit të institucionit.


Video