Amarildo Bakaj tërhiqet nga boksi në moshën 26-vjeçare: Kam lindur në vendin e gabuar, mu lodh shpirti

16 April 2026, 09:50Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Amarildo Bakaj tërhiqet nga boksi në moshën 26-vjeçare:

Boksieri shqiptar, Amarildo Bakaj, ka surprizuar të gjithë duke njoftuar tërheqjen e parakohshme nga ringu në moshën 26-vjeçare.

Përmes një reagimi të ndjerë në rrjetet sociale, Bakaj sqaroi se ky vendim i dhimbshëm vjen si pasojë e lodhjes shpirtërore dhe mungesës së mbështetjes financiare në vendin tonë.

Ai tregoi vështirësitë e shumta dhe pengesat që hasin sportistët shqiptarë në krahasim me kolegët e tyre në SHBA apo Angli, ku sponsorizimet janë jetike për karrierën.

Një tjetër pikë që boksieri theksoi ishte refuzimi i tij për të ndryshuar imazhin patriotik për hir të kontratave të huaja, duke zgjedhur të prezantohej gjithmonë nën ngjyrat kuqezi. Sipas tij, kjo besnikëri ndaj identitetit i ka mbyllur shumë dyer në arenën ndërkombëtare.

Ndonëse mbyll një kapitull të rëndësishëm në sport, Bakaj premtoi se do të mbetet gjithmonë një patriot i përkushtuar jashtë ringut.

"Sot ndaj me ju dorheqjen time nga boksi,E di që një pjes e madhe do mërziten,dhe një pjes do gëzohen.gjat Karrieres time nuk mbaj mend që mund të kem derdhur lot gëzimi,e dini shum mir sa jan munduar me ma prish emrin duke folur keq per mua, sepse e kan pa qe kam talent dhe mund të arrij shum lart, tani rrini të qet mos e helmoni ma zemren me mua. Shumica kan menduar se po kërkoj fam kur ju kërkoja ndeshje si ben Whitaker etjer..ato smë kan frik thjesht për të më pranuar ndeshjen boksirat me emer,duhet të kem disa sponsora në anen time që atë shum që ato e kërkojn të jua afrojm, boksierat në Angli -USA jan të fort jo se kan zemer apo forc më shum si ne shqiptarët, po atyre ju paguhen tranierat më të mir , bisnesmenat ju afrohen si sponsora, ato jan patriota në sport e ne jemi në tiktok.tek ne nuk funksionon kjo gjë .thjesht kemi lindur të vuajmë si popull,ëndërrat tona jan ndalur gjithmon në rrug. E kam fajn vet se tu u prezantu si patriot me zemer që jam , sju hyra në zemer kurr të huajve.mos u fut kshu i veshur në ring më thonin promoterat e huaj ,mos fol veq shqip më thonin se po ja arrite met njoft të huajt atëher ja dole,ban kontrat me ne une jo veq Shqiptar Shqiptar Shqiptar,tu menduar se dhe si shqiptar i vertet i pa shitur do ja dal,po bash shqiptart e mi u mundun me ma pi edhe gjakun,ju kan interesu veq gjepat e tyre.jam 26 vjeq në moshen me të mir për boks,por ësht ma lodh shpirti smundem më.duhet ta pranoj kam lindur në vendin e gabuar. ishtu i merzitur une e di sa gabime kemi si shtet e si popull ,po nuk ju dal dot kundër.deri në vdekje Shqiptar patriot me zemer.Zoti kaq kishte shkruajtur për mua ,do më mungoni shum ❤️faleminderit për çdo të mir dhe të keqe,Ju dua❤️????????", shkruan Bakaj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Amarildo Bakaj (@amarildo_bakaj)


Video