Motori përplaset me murin rrethues, plagoset pasagjerja shtatzënë në Lezhë

15 Prill 2026, 21:59Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pamje nga aksidenti

Një aksident është shënuan mbrëmjen e së mërkurës në aksin rrugor Balldre-Torovice. Drejtuesi i një motori ka humbur kontrollin duke u përplasur me një mur rrethues.

Për pasojë kanë mbetur të plagosur drejtuesi dhe pasagjerja, e cila dyshohet të jetë shtatzënë. Të dëmtuarit janë transportuar në spitalin e Lezhës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 20:30, në aksin rrugor Balldren–Torovicë, shtetasi R. O., duke drejtuar motomjetin e tij, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe, për pasojë, është përplasur me një mur rrethues në anë të rrugës.

Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjerja që udhëtonte me të, të cilët janë transportuar në spital për kontroll mjekësor dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit“, njoftojnë blutë.

 


Video