Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Policia e Fierit ka arrestuar ditën e sotme të shumëkërkuarin Robert Bego, i njohur edhe si Fatmir, Xheki Qelia, më së shumti i njohur si Fatmir Qelia.
Më 20 korrik të këtij viti, gjatë kontrollit të imtësishëm të territorit në fshatin Mujalli, shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara rreth 10 mijë rrënjë kanabisi në mes të misrit. Këto bimë narkotike dyshohet se i përkisnin Fatmir Qelisë.
Në lidhje bimët e kanabisit të gjetura, u arrestuan edhe Sejdi Genica dhe Vezir Genica, si edhe dy policët Spartak Gjiçali, me funksion Specialist për Krimet dhe Roland Ndreko, me funksion ndihmës specialist, të dy të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”.