Aksidentoi për vdekje motër e vëlla, 4 vite burg për "tik tok"-eren shqiptaren në Kroaci

2 Tetor 2024, 09:59Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Klevisa Ymeri; viktimat Stjepan dhe Katarina Derek

Klevisa Ymeri, një 29 vjeçare shqiptare, u dënua me 4 vite burg në Kroaci për një aksident fatal. Aksidenti ndodhi në prill në Ratac, ku humbën jetën dy të rinj, Stjepan dhe Katarina Derek, vëlla e motër.

Klevisa Ymeri po drejtonte një “Mercedes Benz” dhe kreu një parakalim të gabuar, duke shkaktuar një përplasje “kokë më kokë” me makinën e viktimave. Stjepan, 21 vjeç, dhe motra e tij, Katarina, 19 vjeç, vdiqën në vend.

Dëshmitari Jonuz Alija, pasagjer në makinën e Ymerit, tha se aksidenti ndodhi shumë shpejt. Ymeri dëshmoi se kishte tentuar të ndalonte, por nuk arriti të shmangte përplasjen. Prokuroria e akuzoi atë për përgjegjësi të plotë, ndërsa avokati i saj argumentoi se ajo humbi kontrollin e mjetit.

Gjykata vendosi ta dënojë me 4 vite burg.



Video