Ekskluzive/ Pengmarrja e Eglant Koçit në Tiranë, del video e "Ma...
9 Qershor, 14:40Fokus
Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të enjteje në urën e Tapizës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë ka ndërruar jetë gruaja që drejtonte njërën prej makinave.
Ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
"Sipas të dhënave paraprake, automjeti me drejtues shtetasin V. Z., 33 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. M., 69 vjeçe.
Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën 69-vjeçarja, ndërkohë shtetasi V. Z, është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit", njofton policia.