Aksident tragjik në Memaliaj / "Benzi" me dy ukrainas përplaset me "Range Rover"-in, vdes një 10-vjeçar! Tre në gjendje kritike

26 July 2025, 15:52Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident tragjik në Memaliaj / "Benzi" me dy ukrainas
Pamje nga aksidenti

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur para pak minutash në aksin kombëtar Memaliaj-Mallakastër, pranë kthesës së ish-minierës së qymyrgurit në Memaliaj.

Dy makina janë përfshirë në këtë aksident, ku ka ngelur i pajetë një fëmijë 10-vjeçar, banor i fshatit Kalivaç, në Memaliaj, ndërsa janë lënduar tre të tjerë, dy prej të cilëve në gjendje serioze.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet e ditur se xhipi tip Range Rover, me targa shqiptare AB700SF, është përplasur me atë tip ‘Mercedes Benz', me targa ukrainase, në të cilin udhëtonin dy të rinj ukrainas.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.


Video