EMRI+FOTO/ U arrestua si bashkëpunëtor i vrasjes së Anesti Ramës, ky është 55-vjeçari që u prangos nga policia!

26 July 2025, 11:06Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

EMRI+FOTO/ U arrestua si bashkëpunëtor i vrasjes së Anesti

Personi që shihni në foto është 55-vjeçari, Çlirim Dogani.

55-vjeçari është personi i tretë i vënë në pranga në lidhje me vrasjen e Anesti Ramës në Fier.

Dogani dyshohet se ka bashkëpunuar me vajzën e viktimës, Emanilda Rama duke përdorur sende të forta dhe mjete prerëse për të mbytur 56-vjeçarin.

Grupi hetimor ka dyshime se vajza ka qenë në një lidhje me Doganin.

Sipas raportimeve vajza ka qenë e fejuar dhe tre herë të tjera.

Ngjarja dyshohet se mund te ketë ndodhur pasi babai i 26-vjeçares nuk ka pranuar lidhjen me 55-vjeçarin i cili ishtë një vit më i vogël se viktima.


Video