Aksident në qendër të Elbasanit, një i plagosur me fraktura dërgohet me urgjencë në spital

2 March 2024, 18:00Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident në qendër të Elbasanit, një i plagosur me fraktura
Pamje nga aksidenti

Një aksident i dyfishtë ka ndodhur pasditen e sotme në qendër të qytetit të Elbasanit.

Sipas raportimeve të para, në këtë aksident janë përshirë dy automjete të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën gjatë një tentative parakalimi.

Si pasojë e këtij aksidenti, një person mësohet se ka mbetur i plagosur dhe janë dëmtuar pjesërisht të dy automjetet.

I plagosuri, ndërkohë është dërguar në urgjencën e Spitalit Rajonal të Elbasanit ku i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale.

Policia ka dokumentuar provat në vendngjarje për të përcaktuar shkakun që solli këtë aksident.


Video