Aksident i shumëfishtë te rrethrotullimi i Selitës, rëndohet trafiku

2 March 2024, 16:15Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident i shumëfishtë te rrethrotullimi i Selitës, rëndohet
Pamje nga aksidenti

Një aksident automobilistik ka ndodhur pak minuta më parë pranë rrethrotullimit të Selitës, në Unazën e Tiranës.

Paraprakisht nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa në aksident janë përfshirë të paktën tre automjete, njëra prej tyre taksi.

Një prej makinave, tip "Mercedes Benz" ka përfunduar midis autostradës dhe korsisë së daljes duke shkaktuar rëndimin e trafikut në këtë zonë.


Video