Aksident në qendër të Durrësit, makina përplas dy persona në mes të rrugës

25 October 2025, 19:46Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident në qendër të Durrësit, makina përplas dy
Aksident në qendër të Durrësit

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor në qendër të qytetit të Durrësit.

Mësohet se shtetasi E. Sh., 30 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe, për pasojë, ka goditur dy këmbësorë.

Shtetasit e dëmtuar, Sh. G., 61 vjeçe, dhe E. G., 32 vjeç, janë dërguar në Spitalin Rajonal Durrës për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.


Video