Aksident në Kukës, humb jetën një 51-vjeçar!

21 Mars 2025, 09:25Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kukës

Një aksident me vdekje ka ndodhur në Kukës.

Një mjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një çiklomotor, për pasojë drejtuesi i këtij të fundit,  shtetasi S. M., 51 vjeç, ka humbur jetën, në spital.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kane arrestuar shtetasin A. B., drejtues i automjetit qe shkaktoi aksidentin.

Në vendngjarje grupi hetimor, po punon për dokumentimin e rrethanave dhe shkaqeve te aksidentit.


Video