Aksident në Kakavijë, Benzi përplaset me zetorin, humb jetën 32-vjeçari

31 May 2022, 22:07Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident në Kakavijë, Benzi përplaset me zetorin, humb jetën
Ilustrim

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor Gjirokastër – Kakavijë mbrëmjen e së martës.

Një automjet tip Benz i drejtuar nga I.M. 41 vjeç banues në Gjirokastër është përplasur me një zetor që drejtohej nga 32-vjeçari Ll.Ç.

Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i zetorit, si dhe është dëmtuar drejtuesi i automjetit “Benz”, shtetasi I. M., i cili u transportuan në spitalin Rajonal Gjirokastër për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit


Video